Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe homologët e Ballkanit Perëndimor i janë përgjigjur ftesës për darkë nga përfaqësuesi i lartë i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

 

Takimi tradicional në Bruksel është konsideruar efektiv për një diskutim më të gjerë mbi situatën gjeopolitike të rajonit.

 

JOSEP BORRELL

SHEFI I POLITIKES SE JASHMTE, BE

“Ky takim informal e bën më të thjeshtë diksutimin jo vetëm në nivelin e  zgjerimit por edhe të një panorame më të gjerë të sfidave gjeopolitike. Rajoni është një ndër prioritetet më të larta për unionin prandaj përkushtimi ynë duhet të bëhet i dukshëm. Na duhet të reflektojmë se si mund të punojmë më mirë në të ardhmen.”

 

Duke u ndalur në procesin e zgjerimit, komisioneri i BE, Oliver Varhelyi u tregua optimist se ky do të jetë viti i Ballkanit Perëndimor.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONER I BE PER ZGJERIMIN DHE FQINJESINE

“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ne në mënyrë që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor. Kemi shumë punë përpara prandaj na duhet të bashkëpunojmë, për marrdhëniet dypalëshe, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, konferenca e parë ndërqeveritare si dhe përshpejtimi i procesit për ato vende që po aplikojnë metodologjinë e re.”

 

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ishte një tjetër cështje e rëndësishme që u diskutua me të dërguarin special, Miroslav Lajcak. Por ende asgjë konkrete për takimin e radhës mes palëve. Ndërkohë kryeministri Albin Kurti përsëriti thirrjen që të mos pengohet më lëvizja e lirë.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Ne kemi nevojë për liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Europë me një regjim vizash që i pengon të gjithë të rinjtë të studiojnë apo punojnë. Ky mur izolimi duhet të marrë fund. Ne gjithashtu do të punojmë fort në mënyrë që edhe shtetet e mbetura të njohin Kosovën e pavarur, në të mirë të paqes së përgjithshme.”

 

Vetëm pak ditë më parë, ministrat e Punëve të Jashtme, në takimin e këshillit, mbështetën hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se të dyja vendet i kanë përmbushur kushtet e kërkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *