E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Boris Johnson vijon në terapi intensive

Kryeministri britanik, Boris Johnson kaloi natën e dytë në kujdes intensiv. Sipas Nënsekretarit britanik për Shëndetësinë, Edward Argar, Johnson është në gjendje të qëndrueshme.

 

“Unë e di se kryeministri është në gjendje të qëndrueshme. Ai është i qetë dhe me një humor të mirë. Ai kishte nevojë për oksigjen, por ai nuk është në ventilim.”

 

Boris Johnson u shtrua në spital të dielën me këshillën e mjekut të tij. Ai u konfirmua pozitiv me COVID-19 në mars dhe pas dhjetë ditësh u shtrua. E infektuar është edhe e fejuara e tij, që është edhe shtatzënë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë