E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Boris Johnson: Së shpejti do të vaksinohem me AstraZeneca-n

Teksa shumë vende po pezullojnë përdorimin e saj, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të vaksinohet me AstraZeneca-n. Diçka të tillë e konfirmoi ai vetë gjatë seancës parlamentare.

 

“Unë do të vaksinohem shumë shpejt. Padyshim që do të bëj vaksinën AstraZeneca”, u shpreh Johnson.

 

Qeveria britanike ka siguruar se vaksina AstraZeneca nuk përbën asnjë rrezik. Një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur janë ngritur pikëpyetje nëse AstraZeneca shkakton trombozë, pas shënimit të disa rasteve te të vaksinuarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë