E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Boris Johnson kryeministri i ri i Britanisë

Boris Johnson, do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe ai do të zëvendësojë Theresa May-n.

 

Fitorja e tij rrezikon që të bllokojë procesin e Brexitit, pasi ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që teton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

 

Reklamë

Johnson, i konsideruar si fytyra e referendumit të vitit 2016 për Brexit, ka fituar votat e 92,153 anëtarëve të Partisë Konservatore, në krahasim me 46,656 sa ka fituar rivali i tij, Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

 

May do të largohet nga zyra kryeministrore ditën e mërkurën, pasi të takojë Mbretëreshën Elizabetë në Pallatin Buckingham.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë