E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Boris Johnson baba sërish brenda 1 viti e gjysmë

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe gruaja Carrie kanë njoftuar lindjen e një vajze, fëmijës së tyre të dytë, pasi Wilf lindi në prill të vitit të kaluar. 

 

 

Gruaja e Johnson lindi në një spital në qendër të Londrës disa javë para Krishtlindjeve, teksa nëna dhe fëmija njoftohet se janë mirë. Për kryeministrin ky është fëmija i shtatë.

Reklamë

 

 

Çifti është parë teksa ka mbërritur në spital në agimin e kesaj te enjte , dy orë pas shpalljes së ngjarjes së lumtur. 

 

 

 

Boris dhe Carrie, 24 vjet më i ri, tashmë kanë një djalë, Wilfred, një vjeç e gjysmë.

 

 

Johnson është gjithashtu baba i katër djemve të tjerë me gruan e tij të dytë Marina Wheeler, Lara Lettice, 26, Milo Arthur, 24, Cassia Peaches, 22 dhe Theodore Apollo, 20, dhe një vajzë 12 vjeçe që është rezultat i një lidhjeje me gazetaren dhe kritiken e artit Helen Macintyre./Tgcom

Vazhdo të lexosh

Reklamë