Subscribe

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian  per politiken e jashtme Josep Borrell kerkoi  ne Prishtine rifilimin sa me shpejt te dialogut mes Kosoves dhe Serbise.

 

JOSEP BORELL

PERFAQESUES I LARTE I BE

 

Dëshirojmë të sigurojme stabilitet. Eshte ne interesin tone siguria dhe liria e secilit shtet ne europe. Nuk i lejojme vetes te kemi Ballkanin te ndare, dhe vendet te jene te ndara nja njera-tjetra.

 

Borell nuk dha nje afat se kur do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, por sipas tij vendi i ka përmbushur kushtet.

 

 

JOSEP BORELL

 

PERFAQESUES I LARTE I BE

 

Nuk ju premtoj se kur mund te ndodhe liberalizimi sepse vendosin vendet anetare. Por mund tju siguroj se nga ana e komisionit europian do te merret shume shpejt nje vendim pasi kosova i ka permbushur kushtet.

 

Zyrtari i lartë i BE ka qenë më herët ministër i Jashtëm i Spanjës dhe një nga kundërshtatët më të mëdhenj të pavarësisë së kosoves, por lidhur me këtë pyetje Borrel u përgjigje se tashmë përfaqëson unionin dhe jo Madridin.

 

JOSEP BORELL

 

PERFAQESUES I LARTE I BE

 

Po jane 5 shtete qe nuk e njohin kosoven. Nuk eshte detyra ime te bind ata. Perfaqesoj Bashkimin Europian, jo shtetet individuale, jam pergjegjes per potitikat europiane dhe te lehtesoj procesin, sepse problemin mund ta zgjidhin vetem keto dy vende. Ne nuk do te imponojme marreveshje.

 

Nga ana tjetër presidenti i Kosovës shprehu zhgënjimin për mosliberalizimin e vizave dhe u shpreh se pret më shumë nga përfaqësuesi i lartë Josep Borell.

 

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I KOSOVES

 

Bashkimi europian ka bere nje gabim strategjik me liberalizimin  e vizave, me kurajon qe do te jape borell kjo qasje do te ndryshoje urgjentish. Te kete nje be unik edhe per kosoven. Mundesia e arritjes se nje marreveshjeje finale me serbine. Koordinimi i ngushte be – usa. Marreveshje e drejte njohje recirpoek dhe anetaresim ne okb. Nuk eshte i lehte por i arritshem. Pres nje perpjekje te shtuar.

 

Pas takimit me presidentin, kryediplomati i bashkimit europian do të takohet dhe me liderë të partive politike, por Kadri Veseli nga partia demokratike e kosovës deklaroi se refuzon të takohet me zyrtarin e lartë.

 

KADRI VESELI

KRYETAR, PDK

 

Takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja – dhe çfarëdo iniciative për rinisje të procesit të dialogut me palën serbe është i tejkaluar dhe i paqëndrueshëm derisa Kosova vazhdon të jetë peng i inateve dhe paaftësisë për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje dy forcat politike LVV dhe LD.

 

Borell u shpreh se Bashkimi Europian pret sa më shpjet formimin e qeverisë së Kosovës dhe për këtë mori garanci nga presidenti Hashim Thaci.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *