E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 25 minuta më parë
Vendi

Borë e akull në akset kryesore, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa segmente

Reshjet e bores kane zbardhur zonat malore ne veri dhe juglindje të vendit.

 

Sipas ARRSH-së në akset kryesore nuk ka probleme dhe  qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Ndërkohë ne segmentet me problematike është hedhur kripë.

 

Reklamë

Zonat e thella malore në qarkun e Dibres janë te paralizuara nga moti i acarte. Në fshatrat e Lures, Kalase së Dodes dhe Martaneshit ka prezence te madhe të akullit. Rrugët e këtyre fshatrave kalohen më vështiresi.

 

Problem mbetet edhe njësia administrative xibër në bashkine e Klosit. Rrugët e fshatrave të kesaj zone janë të pakalueshme, ndërsa aksi kryesor kalohet me vështirësi për shkak te prezencës së akullit.

 

Në qarkun e Kukësit rrugët  janë të kalueshme pa zhinxhirë. ARRSH sqaron se kompanitë e mirëmbajtjes po punojnë për zhbllokimin e të gjitha segmenteve edhe ne tropojë e has.

 

Në juglindje më problematike situata paraqitet në aksin Boboshticë-Dardhë dhe ne Qafen e Qarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë