E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Borë dhe shi, e mërkura sjell ulje temperaturash dhe rrebesh

Edhe për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të pakta e vranësira në shtim deri të dendura. Më pas për pjesën më të madhe të ditës mot i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12 m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Reklamë

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 12°C                                                                                                                                                          

në zonat e ulëta 0 deri 16°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 4 deri 16°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë