Borë dhe ngricë në rrugë, policia apel drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes!

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, si dhe ulja e temperaturave, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona.
Policia e Shtetit ju bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, ndërsa në zonat malore të përdoren gomat e borës për shkak se vështirësia në qarkullim është shumë e madhe.
Njoftimi:
???? Apel për më shumë kujdes në rrugë.
????️????️ Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë qarkullimit.
⛰️ Në zonat malore, drejtuesit e automjeteve të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore.
Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve.




