Subscribe

Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës në zonat malore kanë bllokuar shumë zona në të gjithë vendin. Situata më problematike raportohet në qarkun e Dibrës, ku trashësia e dëborës ka arritur 80 centimetra. Si pasoje Bulqiza, Martaneshi, Kalaja e Dodës, Lura dhe disa fshatra në thellësi të Dibrës kanë vështirësi në kalimin e automjeteve duke izoluar tërësisht këtë zonë. Sikur të mos mjaftonin reshjet e borës dhe temperaturat nën zero gradë, rajoni nuk furnizohet me energji që prej të shtunës. Edhe pse grupet e kompanisë në shpërndarjes po punojnë, terreni i vështirë ka ngadalësuar punën.
Vështirësi në kalimin e automjeteve kanë dhe disa zona në Korçë. Raportohet se trashësia e dëborës në këtë rreth ka shkuar në 30 centimetra dhe pothuajse të gjitha rrugët kalohen vetëm me zinxhirë. Gjysma e fshatrave të devollit kanë patur ndërprerje të furnizimit me energji, ndërsa 5 fshatra në Dardhas janë izoluar totalisht. Bora ka bllokuar dhe Qafe Shtamen. 3 fshatra të Malësisë se Krujes Mafsheq, Shkrete e Shkjeze janë tërësisht të izoluara. Problem në këtë zonë është edhe dëmtimi i linjave që furnizon banorët me energji elektrike. Bora ka mbuluar edhe qytetin e Kukësit. Të gjitha rrugët në këtë qark janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa pothuajse gjysma e Kukësit, Tropojës dhe Hasit kanë ndërprerje të energjisë. Shkarkimet nga hidrocentralet e Shkopetit dhe Ulzës kanë dëmtuar Rrugën e Kombit pranë fshatit Skuraj. Uji i rrëmbyer ka sjellë jo pak dëmtime në këtë rrugë dukë vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve, të cilët ishin të detyruar që të lëviznin vetëm një sens. Për të penguar dëmtimin e mëtejshëm të këtij segmenti nga gërryerja janë angazhuar rreth 20 kamionë të tonazhit të rendë të ushtrisë si dhe mjetë të kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve. Në aksin Pukë – Qafe Çelë, në afërsi te fshatit Kçirë. Një furgon me 5 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rrëshqitur, por fatmirësisht të gjithë personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shtabi i emergjencave civile është në gatishmëri, ndërsa i bëhet thirrje të gjithë drejtuesve që në zonat ku ka dëborë dhe ngrica të vendosin zinxhirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *