Prej pasdites së kësaj të shtune, një litër naftë do të kushtojë 7 lekë më shtrenjtë.

 

Sipas vendimit të fundit të bordit, çmimi i ri i naftës do të jetë 223 lekë, nga 216 që ishte. Edhe çmimi i gazit u shtrenjtua me një lekë, duke u shitur për 78 lekë/litër.

 

Ndërsa benzina mbetet e pandryshuar dhe do të vijojë të tregtohet për 194 lekë/litër.

 

Bordi i transparencës argumenton se rritja e çmimit të naftës vjen për shkak të rritjes që ari i zi ka pësuar në bursën mesdhetare që prej datës 15 shtator si edhe prej ndryshimeve në kursin e dollarit.

 

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 24 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja e gazoilit vjen për shkak të rritjes së dy faktoreve
1. bursa +31 usd ton nga data 15 Shtator.
2. kursi dollarit nga 117.2 $ në afërsisht 120 $.
Ndërsa për benzinen është ulur bursa me 26$/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë. Pra për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka levizje çmimi.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *