Nga dita e sotme e deri ne 12 prill, nafta, benzina dhe gazi do të kushtojnë më shumë në pikat e karburantit.

 

Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës të rritet me 7 lekë, duke shkuar në 233 lekë për litër.

 

Benzina dhe gazi do të kenë një rritje të lehtë me vetëm 1 lekë, duke u shitur përkatësisht me 209 dhe 115 lekë.

 

Këto çmime, sipas Bordit, reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

 

“Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë: 233 Lekë/litri për gazoilin; 209 Lekë/litri për benzinën; 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  5 Prill, deri deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në vendim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *