Subscribe

Opozita kërkon nga gjykata kushtetuese shfuqizimin e bordit për transparencën e çmimeve për produktet ushqimore. Dy deputetë demokratet, Dashnor Sula  e Bledion Nallbati kanë depozituar ankimin në kushtetuese duke i bërë thirrje gjyqtarëve që ta shqyrtojnë me përparësi këtë çështje.

 

Sipas tyre jo vetëm bordi është antikushtetuese, por ai edhe ka dështuar tu vijë në ndihmë qytetarëve.

 

DASHNOR SULA

 

DEPUTET, PD

 

“Qeveria i ka kthyer në ditë dimri të gjitha ditët e verës për qytetarët shqiptarë. Kanë paguar çmime të larta për të gjitha produktet ushqimore. Paketat e ndihmës së qeverisë ishin tërësisht të pamjaftueshme. Unë bashkë me kolegët e PD kemi bërë përllogaritje dhe del që është 76.7% rritja e produkteve të shportës. Gati dyfishim.”

 

Argumentet e shfrytëzuara nga opozita kundër bordit për çmimet e produkteve ushqimore janë të njëjta, me argumentet që demokratët përdorën edhe kundër bordit për çmimin e naftës.

 

Sipas deputetëve demokratë ky bord cenon parimin e lirisë, ekonomisë dhe konkurrencës në treg, të cilat mbrohen nga kushtetuta. Nga ana tjetër sipas opozitës qeveria në vend që të përdorë mekanizma të modelit komunist, mund të nismonte qytetarët duke rishikuar taksat mbi ushqimet apo duke u dhënë subvencione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *