Eksperti i Ekonomisë, Klodian Muço ka dyshime mbi punën e Bordit të Transparencës.

 

Në një lidhje më skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Muço tha se në gjithë këtë periudhë kohe, nga marsi deri sot nuk është marrë asnjë masë konkrete.

 

Ai theksoi se jo të gjitha karburantet mbajë atë çmim që deklaron bordi.

 

“Bordi po zgjat përiudhën e përcaktimit të cmimit, kjo lë për të dyshuar. Duket sikur ky bord u thotë konsumatorëve që duhet të blini naftën me këtë cmim se nesër do të rritet. Shumë tregtarë abuzojnë që në momentin që vendoset çmimi. Në gjithë këtë periudhë kohë nga marsi deri sot nuk është marrë asnjë masë konkrete. Jo të gjitha karburantet mbajë atë çmim që deklaron bordi.

 

Ajo që më bën përshtypje është për çfarë duhet të jetë ky bord kur nuk bën asgjë. Është e kotë që të mblidhen gjithë këta veta. Me duket sikur qeveria bashkë me biznesin ulen në një tavolinë të rrumbullakët edhe caktojnë sa do të jetë nafta ditën e nesërme”, thotë Muço.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *