Ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu është i mendimit se vendimi për të ngritur një bord që do të miratojë çmimet finale të naftës në treg është një sjellje autokrate e qeverisë. Sipas tij, kjo është shpikje shqiptare, pasi në një ekonomi tregu të lirë, nuk mund të diktohen çmimet nga qeveria.

 

“Ky bord është tërësisht joligjor. Për aq kohë sa nuk ka shpallje me ligj të gjendjes së luftës, çka do t’i mundësonte qeverisë të bënte çdo ndërhyrje në treg të lirë, ngritja e këtij bordi do të thotë: o Enver ku je. Vendet e tjera e kanë një bord të tillë se kështu e kanë konceptuar prej vitsh tregun e karburanteve, ndërsa ne jemi në ekonomi tregu të lirë, ndaj kjo masë na tregon që qeveria po sillet si autokrate”, u shpreh Shehu në emisonin “E-ZONË” në “Vizion Plus”.  

 

Shehu vijon më tej kur thotë se ngrirja apo heqja e taksave nuk është një opsion pozitiv, por vetëm mbështetja e qytetarëve dhe sektorëve kryesorë me subvencionim.

 

“Qeveria, në këtë fazë të parë, i ka gjërat më të lehta. Të aktivizojë fondin e kontigjencës prej 100 milionë euro që ka, për të amortizuar situatën. Ky është hapi i parë , dhe më pas në varësi se si do të jetë zhvilllimi në tregje, mund të mendojë për ngrirje të taksave apo tatimeve”, u shpreh Shehu.  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *