Subscribe

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchard tha se zgjedhjet e këtij viti janë një pikë e rëndësishme për konsolidimin e demokracisë ndërsa policia është thelbësore në këtë proces.

 

Në nisje të trajnimit të rreth 6 500 forcave të policisë, që do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, Borchard kërkoi nga policia që veç zgjedhjeve, të mos lërë pas as luftën kundër kanabisit.

 

“Zgjedhjet e këtij viti do të jenë një pikë e rëndësishme për konsolidimin e demokracisë dhe performanca e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor do të jetë një përbërës thelbësor i zgjedhjeve të suksesshme” Megjithëse këto zgjedhje janë një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, policia duhet të vijojë edhe punën e përditshme, si luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar, veçanërisht luftën kundër kanabisit.”

 

Këshilla për policinë kishte dhe kryetari i KQZ Denar Biba, ndërsa shtoi se është vonë me përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

 

Drejtori i policisë së shtetit Haki Çako garantoi se policia do të jetë apolitike, ndërsa nuk do të lejojë asnjë paligjshmëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *