Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

E FUNDIT/ Vrasje në Shkodër

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga IDF në...

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari...

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam, pasi përmbyset...

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi jetën, flasin...

17 të vdekur dhe 115 të plagosur nga sulmet...

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë...

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën...

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...

Borakaj: Buxheti 2024-ër, kopje e shëmtuar e 2023-it, zhduk shtresën e mesme

11 Dhjetor 22:53

Nga Pranvera Borakaj

Për herë të parë gjatë kësaj dekade, dy nga projekteve më të rëndësishme për financat e shqiptarëve në 2024, projektbuxheti dhe paketa fiskale u miratuan në vetëm 7 minuta, pa asnjë diskutim, analizë apo opinion kundër .

Çdo seancë, e cila duhet të ishte maratonë diskutimesh për fatin tonë ekonomik vitin tjetër, mbyllej në pak minuta për shkak të protestës me flakadanë të opozitës brenda sallës, ndërsa diskutimet në komisione, si në raste emergjencash kombëtare, nga mazhoranca u kthen online, duke vështirësuar jo pak komunikimin. Kështu që ashtu siç e kanë zakon për gjera të rëndësishme edhe pse shoë duket konfliktual, në thelb kahët politikë ja bëjnë qokën njëra-tjetrës, duke mos e lodhur as me analiza e as me diskutime. Mjaftojnë pak sjellje si çunash të prapë nga opozita, në kërkim të të drejtës së tyre sigurisht, për t’ia lehtësuar mjaftueshëm mazhorancës kalimin e  buxhetit. Po çfarë e pret ekonominë vitin tjetër?

Ky buxhet do të jetë plot 30 mld lekë më shumë se vjet ose e thënë ndryshe buxheti më i madh ndonjëherë. A përfiton çdo qytetar nga kjo rritje buxheti? Sigurisht që jo… diferenca përkon ekzaktësisht  me rritjen e pagave në administrate nga gjysma e dytë e 2024 dhe rritjen e interesit të borxhit publik, gati 10 mld. Pra, për qytetarët e thjeshtë  (që nuk punojnë në administrate) buxheti 2024 nuk sjell asnjë përfitim krahasuar me vjet, pavarësisht rritjes.  Kjo në kohën ku çdo muaj që kalon, jetesa e shqiptarëve bëhet akoma dhe më e shtrenjtë.

Krahasuar me një vit më parë ushqimet janë shtrenjtuar me 10% , mes të cilave, mishin 10.7% më shumë se vjet, bulmetin 15% më shumë, perimet plot 17% me shumë, e me radhë plot e plot produkte e shërbime të tjera, të cilat vazhduan të kriposeshin në çmime, pavarësisht kolapsit të euros, për të mos folur për saktësinë e këtyre shifrave të INSTAT, të cilat për hir të së vërtetës duken shumë larg realitetit. Kjo rritje çmimesh që varfëroi qytetarët e thjeshtë pasuroi qeverinë shqiptare, e cila po vetë projekton të mbledhë rreth 200 milionë euro më shumë këtë vit nga taksat e tatimet e secilit prej nesh, krahasuar me planifikimin fillestar. Pra 200 milionë euro më shumë në thesin e madh të buxhetit të miratuar me forcën e kartonit dhe jo me atë të argumentit.

E ndërsa çmimet rriten ndjeshëm, një qytetari  i cili nuk punon në administratë, jetesa në 2024 vetëm i vështirësohet. Ajo që të bie në sy në projekt buxhetin  është se ai është gati gati identik në germa me atë të vitit paraardhës. Qartazi është punuar  mbi të njëjtin dokument për disa sektorë, si shëndetësia, kultura, mbrojtja bujqësia. Nuk ka  asnjë ndryshim në prioritete, ndërsa te sigurimet shoqërore synimet ngelen po ato që ishin vjet. Madje nëse e analizon me metodat e identifikimit të plagjiaturës rezulton se relacioni i projekt buxhetit këtë vit është 99.9% i ngjashëm me atë të vjetshmin.

Po ku do të investohet në 2024?

Pjesa e madhe e tortës shkon të pensionet ose  e thënë ndryshe mbrojtja sociale, pasuar nga shëndetësia dhe pagesat stratosferike për koncesionet, plot 12 të tilla, dhe pse për gjysmën e tyre sot që flasim SPAK ka konstatuar abuzime e shumë zyrtarë të lartë janë pas hekurave, qytetarët shqiptarë do vazhdojnë ta paguajnë jo pak këtë shëndetësinë që në fushata elektorale propagandohej si falas.

Edhe pse me detyrat e NATO-s jemi në rregull.

Duke kapur 2% në arsim vazhdojmë të ngelim në klasë, pasi edhe këtë vit jemi larg 5% të premtuar dhe pse çdo rezultat i fundit flet për regres, klasa politike ose s’do, ose përpiqet mos ta shikojë alarmin që rrezikohet nga padija.

Ndërsa futemi në vitin e 5 pas tërmetit e deri tani janë investuar 730 milion euro, edhe 2024 ka shtrirë dorën në thesin e madh të parave publike për procesin e rindërtimit.

Një tjetër zë i rëndësishëm në buxhet janë paratë që ne harxhojmë për gjyqet që kemi për shkak të vendimeve arbitrare. 194 milion euro është totali, ku 173 janë detyrime arbitrazhi dhe 21milionë euro për vendimet e gjykatës së të drejtave të njeriut, duke mos përfshirë këtu faturat e tmerrshme që ne si qytetarë paguajmë për largimet pa të drejte nga puna në administratën shtetërore.

E përmbledhur me dy fjali. Buxheti i 2024 është një kopjim i shëmtuar i buxhetit 2023, ku edhe për një vit tjetër qeveria do të “kujdeset” që peshkaqenët e parave publike të zhysin akoma më shumë kthetrat në xhepat e secilit prej nesh dhe ku klasa e mesme do të bëhet e varfër dhe ajo e varfër do të bëhet “e mjerë”. Ajo që na ngelet të shpresojmë është të kemi një tjetër vit elektoral ashtu siç paralajmërohet. Se në këtë derexhe që është opozita, gjithçka mund të prodhojnë zgjedhjet është një fature jo e vogël financiare.

Posted Under:
Aktualitet Anash Ekonomi
Tagged:
Buxheti kopje e shemtuar shtresen e mesme zhduk

Nga e njëjta kategori

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari në Evropë në pothuajse 30 vjet

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

më shumë...

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga IDF në Bregun Perëndimor

më shumë...

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë kilometrike në kufi këtë fundjavë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:58

E FUNDIT/ Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

6:05

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi...

5:38

17 të vdekur dhe 115 të plagosur...

5:23

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga...

4:45

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë,...

4:23

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën...

4:10

Zjarr në një pallat në Korçë, humb...

4:08

Rama nga Jala: Të rinjtë e punësuar...

3:40

Protestat për Zvërnecin, Rama: U harrua sepse...

3:32

Lezhë/ U rrëzua në mal teksa ruante...

3:23

Durrës/ Policia merr masa për sezonin, shtohet...

3:11

Sigurimi i detyrueshëm në bujqësi! Qeveria bën...

2:54

Festa e liqenit të Shkodrës, turistë të...

2:36

“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...
  • Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm për di...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.