Subscribe

Kushdo që ka vendosur të shkojë në Kukës apo Kosovë dhe duhet të kalojë përmes Rrugës së Kombit duhet të bëjë kujdes me shpejtësinë per shkak te pranisë se bores. Ndërkohe akset e tjera ne këtë zone, sidomos ato rurale janë te kalueshme vetëm me zinxhirë. Për të inspektuar situatën, Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto vizitoi Rrugën e Kombit. Pavarësisht reshjeve të dëborës, ministri tha se rruga është e hapur, ndërsa siguroi dhe angazhim të plotë nga kompania mirëmbajtëse, që qarkullimi në këtë aks të rëndësishëm mos të ketë probleme. Bashkia e Kukësit po ndërhyn në disa shkolla për sistemin e ngrohjes ne këto ditet te ftohta. Dhe sikur te mos mjaftojnë temperaturat e ulëta, raportohet se mungon energjia elektrike ne fshatrat Domaj, Gjinaj e Pusi i Thatë i Bashkisë Has. Në Bashkinë Bajram Curri janë pa energji 270 abonentë familjarë. Pas bllokimit prej dy orësh te rrugës në Kapshticës te djelen ky aks është i kalueshëm tashme pa zinxhirë. Disa probleme në qarkullim janë shfaqur edhe në aksin rrugor Korçë-Dardhë, ku në pjesë të caktuara ka pasur bllokime si pasoje e sasisë se madhe te bores. Situata ne Qarkun Dibër paraqitet pa probleme edhe pse ne disa zona ka patur reshje dëbore gjate mbrëmjes se te dielës. Intensiteti i reshjeve ka qene i ulet dhe deri tani asnjë njësi vendore nuk rezulton e izoluar. Dëbora ka mbuluar zonat mbi 800 metra mbi nivelin e detit ku trashësia ka arritur nga 15-20 cm. Ndërsa rrugët nacionale Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Burrel janë lehtësisht te kalueshme. Por policia rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve qe te mbajnë me vete zinxhirët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *