Subscribe

Kushdo që ka vendosur të shkojë ne Juglindje apo në Veri, duhet të bëjë kujdes me shpejtësinë për shkak te pranisë se bores.

 

Dëbora ka përfshire të gjithë juglindjen. Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia arrin 30 cm, në Qafe-Qarri 25 cm dhe Qafe-Zvezde 15 cm.

 

Të gjitha këto akse janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Edhe aksi nacional Qafe-Thane-Kapshtice kalohet me zinxhir. Të bllokuara janë rrugët rurale në zonat malore në të gjithë qarkun juglindor. Ne shume fshatra ka mungese te energjisë elektrike.

 

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës kane sjelle anomali ne akset rrugore edhe ne rrethin e Librazhdit. Segmenti Librazhd-Peshkopi si dhe ai Përrenjas-Qafëthane qarkullohen me vështirësi. Sipas zyrës se emergjencave, trashësia e bores ka shkuar ne 35 cm ne qendrën administrative te Stebleves, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Policia u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve te jene te kujdesshëm e te përdorin zinxhirët.

 

Në qarkun e Dibrës trashësia e dëborës në zonat e thella arrin deri je 25 centimetra. Rrugët nacionale janë të hapura dhe të kalueshme pa probleme.

 

Në fshatrat e njësive Kala e Dodës, Lurë, Trebisht, Selishtë, Ostren, Trebisht, Martanesh, Macukull e Xibër reshjet e bores e kane vështirësuar lëvizjen e mjeteve,  duke e bere te detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *