E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 11 minuta më parë
Video · Kronikë

Bora “pushton” juglindjen, ja gjendja e akseve rrugore

Mëngjesin e kësaj të mërkure, bora ka perfshire te gjithe juglindjen e vendit.

 

Ne zonat malore ka rene 10 deri ne 15 cm bore, ndersa ne qytetin e Korçës trashesia e bores ka shkuar deri ne 5 cm. Te gjitha akset rrugore nacionale jane te kalueshme pa probleme perfshire Kapshtice-Qafe Thane, Korce, Qafa e Qarrit Erseke Leskovik, Korce Voskopoje, Korce Gorice si dhe Maliq Lozhan Moglice.

 

Reklamë

 

Vetem ne aksin Boboshtice Dardhe rekomandohet perdorimi i zinxhireve qe nga km 13 deri ne fshatin turistik te Dardhes. Burime zyrtare prane OSHEE bejne me dije se paraditen e sotme jane shfaqur probleme persa i perket furnizimit me energji elektrike ne fshatrat e njesive administrative Cerrave ne Pogradec, Vithkuq ne Korce si dhe disa fshatra te fushes se Maliqit.

 

 

Me probleme diten e sotme eshte paraqitur edhe nje lagje ne qytetin e Maliqit ku ka munguar energjia elektrike. Grupet e punes se OSHEE-se jane ne terren per te normalizuar situaten. Drejtori Rajonal i Arsimit Parauniversitar ne Korce Kristaq Grabocka tha se procesi mesimor ka vijuar normalisht ne te gjitha shkollat e juglindjes se vendit perfshi edhe zonat e thella malore.

 

Më shumë video

Reklamë