Rreshje të shumta debore ne juglindje te vendit gjatë pasditen dhe mbrëmjen e të mërkurës. Trashesia e bores ne qytetin e Korces ka shkuar deri ne 7 cm ndersa në zonat malore nga 10-15 cm. Ndërsa në Dardhë trashësia ka shkuar në 20 cm. Rreshjet më të shumta bëjnë me dije burime zyrtare kanë qene nga fshati Libonik e deri në Kapshticë aty janë duke punuar 4 borëpastruese të cilat mbajnë të hapur aksin nacional për mjetet, në vecanti për ato të tonazheve të renda që vijnë nga Greqia. Nga ana tjetër tri borëpastruese po punojnë nga Boboshtica në Dardhë. Mjete borëpastruese janë duke punuar nga Korca në Voskopojë si dhe Korcë-Ersekë për të mbajtur të hapura të dy keto akse. Me probleme paraqitet të gjitha akset e zonave malore të juglindjes aty ku rreshjet kanë qenë më të shumta. Në keto zona ka pasur herë pas here edhe mungesë të energjisë elektrike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *