Subscribe

Prej katër ditësh, bora ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në parkun kombëtar të Valbonës.

Shtyllat janë rrëzuar, ndërsa linjat në rrjetin e brendshëm pësuan dëmtime. Disa fshatra në njësinë administrative të Lekbibaj kanë mbetur pa energji.

“Nga informacionet e marra nga përgjegjësi i degës së OSHEE-së Tropojë, rrjeti i furnizimit me energji elektrike të Njësisë Administrative Margegaj dhe aktualisht rrjeti që furnizon Luginën e Valbonës ka pësuar difekte. Këto difekte kanë ardhur si rezultat i erës së fortë dhe sasisë së rënduar të reshjeve të shiut e borës ku në Valbonë shkon deri në 70-80 cm. Aktualisht po punohet nga një grup prej 12 punonjësish të OSHEE-së Tropojë për riparimin e difekteve në këtë rrjet dhe vendosjen e tij në gatishmëri”, thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile të Prefekturës Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *