Subscribe

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe reduktimin e orëve të mësimit në fshatrat Sheqeras dhe Rembec, ndërsa në pjesën tjetër sipas drejtorit te arsimit Kristaq Grabocka ka vijuar normalisht. Drejtoria Arsimore e qarkut i ka kërkuar drejtorive te shkollave te fillojnë mësimin 30 dhe 60 minuta me vonese, ne vartësi të zonave. Termometri në Dibër ka shënuar -11 gradë celsius. Prej dy ditësh shumë njësi vendore janë nën pushtetin e ngricave dhe dëborës. Qyteti i Bulqizës është i pushtuar nga akulli, duke bërë që qytetarët të lëvizin me mjaft kujdes nëpër rrugët e qytetit. Në Bulqizë, mbeten të izoluara njësitë administrative Ostren, Trebisht, Martanesh. Problem vazhdojnë të mbeten njësitë administrative në Dibër, si Kala e Dodës, Lurë, Selishtë e shumë fshatra të njësive të tjera ku trashësia e dëborës është rreth 70 centimetër. Rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa problem mbetet aksi Qafë – Bualli – Bulqizë ku ka prezencë të madhe të akullit, ndërsa ne Qafë – Bualli – Krastë kalimi bëhet me vështirësi.
Në Elbasan, vetëm segmenti fushë Studio – Steblevë qarkullohet me zinxhirë. Segmenti Banjë – Drizë është i bllokuar si pasojë e prurjeve te lumit. Aksi Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë qarkullohet normalisht, me përjashtim të segmentit në Labinot, ku qarkullimi kryhet me një kalim. Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri me borëpastruese dhe po bëjnë pastrimin e akseve.
Autoriteti i Rrugëve i bën apel përdorueseve te rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, kur temperaturat janë shumë të ulëta dhe shkaktojnë ngrica në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *