Kryeministri Edi Rama ka vizituar në Martenitetin Koço Glozheni bebet e para të ardhura në jetë natën e ndërrimit të viteve.
Rama gjatë vizitës në martenitet krahas vizitës ka shpërndarë edhe çekun e bebeve. Çek që ka hyrë në fuqi prej 1 janarit 2019.
Në një postim në instagram, kreu I qeverisë teksa u ka uruar shëndet e mbarësi të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës, shprehet se tre fëmijët e parë të ardhur në jetë kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes.
“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve. I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete. Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja. Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes. GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri”





