Zv.kryeministri Erion Braçe iu është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha për rritjen e pagave të punëtorëve, i cili tha se duhet të miratohet bonusi mujor prej 1000 euro për çdo mjek.

 

Në një postim në “Facebook”, Braçe shprehet se rrogat e punëtorëve në vendin tonë paguhen në lekë dhe jo në euro, ndërsa shton se lideri demokrat është larg punëtorëve.

 

“Ooooo HIJE! Rrogat e punetoreve ne kete vend paguhen ne leke, kupton, ne leke! Ne euro jane fitimet! Ne euro jane edhe gjobat qe horrat u vene e paguajne njeri tjetrit, kryesisht politikanet biznesmeneve, biznesmenet biznesmeneve dhe, kriminelet po atyre! Ti qe flet vec ne euro ku hyn ketu? Mjeket e infermieret paguhen ne leke, jo ne euro, paguhen per punen, pra ligjerisht nuk fitojne! Ndaj, gabon ooo Hije; Gabon ambjentin-ngaterron punen me biznesin, gabon njerezit-ngaterron punetoret me gjobvenesit! Je larg punetoreve ti”, shkruan Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *