E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bombola asfikson çiftin, detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Gjergjan të Elbasanit, ku dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre dy katëshe.

 

Viktimat janë Shyqyri Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe. Trupat e pajetë janë zbuluar nga nipi i tyre i cili sapo ka pikasur zjarrin ka hyrë menjëherë në banesë. Por fatkeqësisht çifti kishte ndërruar jetë.

 

Reklamë

Sipas policisë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga bombola e gazit, e cila ka qenë e ndezur, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së çiftit, ndërsa zjarri është përhapur vetëm në pjesën e brendshme. Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake. Bashkëshortët dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia.

 

Banorët thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që të hënën, por ajo u zbulua nga nipi vetëm mbrëmjen e së martës.

 

Çifti Liçi në fshatin gjergjan në Elbasan jetonte i vetëm në një ndërtesë dy katëshe. Pas emigrimit të fëmijëve, për ta kujdesej gjatë ditës një grua, pasi 61-vjeçarja kishte probleme shëndetësore.

 

 

Më shumë video

Reklamë