E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bombardohet me intensitet Kievi/ Zelensky: S’ka më negociata me regjimin e Kievit

Kievi u zgjua nga bombardimet e forcave ruse. Disa shpërthime tronditën kryeqytetin ukrainas mëngjesin e kësaj të hëne.

 

Reklamë

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Kievin, por nuk raportohet ende nëse ka pasur viktima.

 

Sulmet me raketa u raportuan kryesisht në rajonet qendrore dhe perëndimore të Ukrainës.

 

Presidenti Volodimir Zelenski tha sa Rusia synon të lërë Ukrainën në errësirë dhe të ftohtë.

 

“Nuk ka më vend për negociata me regjimin e Putinit”, tha përmes një reagimi në twitter Zelenski.

 

Qytetarëve iu kërkua të qëndrojnë brenda vendstrehimeve për tu mbrojtur. Sulmi vjen pas një jave ndërprerjesh të energjisë elektrike në kryeqytet dhe pjesë të tjera të Ukrainës, të shkaktuara nga bombardimet në infrastrukturën energjetike të vendit. Ndërkohë këtë të hënë një strukturë e cila furnizonte me energji 350.000 apartamente u dëmtua rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë