E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bombardimet ruse në Ukrainë, tre viktima dhe dhjetëra të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 14-vjeçare

Tre persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë u plagosën nga një një sulm rus me raketa dhe dron në qytetin e Dnipro në Ukrainën qendrore-lindore.

“Tre persona u vranë, 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre një vajzë 14-vjeçare”, tha guvernatori i qarkut, Serhii Lisak .

Reklamë

Kryetari i parlamentit lokal Mykola Lukacsuk deklaroi se edhe një qendër tregtare dhe një pikë karburanti u dëmtuan gjithashtu nga sulmet

“Treraketa Iskander-K , katër raketa të drejtuara X-59 dhe pesë drone Shahed “ u lëshuan nga Moska, sipas komandës së forcave ajrore ukrainase.

Kujtojmë se qyteti i Dnipros kishte një popullsi prej rreth 1 milion para pushtimit rus. Në janar 2023, një raketë ruse u përplas në një ndërtesë apartamentesh, duke vrarë 46 persona.

Në një sulm tjetër, në Kharkiv, dy persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën, sipas guvernatorit Oleh Sinekhubov. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë