Përgjigja e koalicionit antiterrorizëm pas shpërthimeve te Stambollit ishte e menjëhershme. 24 ore pas tyre avionët amerikane bombarduan nje karvan prej 40 automjetesh te militanteve te ISIS ne Irak, duke shkaktuar vdekjen e 250 luftëtareve. Ata ishin duke u larguar nga qyteti i Falluxhas per t’i shpëtuar ofensivës se forcave ushtarake te Bagdadit dhe do te zhvendoseshin ne territore qe mbahen ende nen kontrollin e tyre ne kufirin me Sirinë. Ne ketë video te shpërndare nga Ministria e Mbrojtjes se Irakut, shihen bombat qe godasin objektivat dhe automjetet e djegura, qe transportonin arme dhe municione. Ky konsiderohet edhe sulmi me i madh i kryer deri tani kundër Shtetit Islamik, qe vjen pas humbjeve te konsiderueshme te territorit te ISIS ne Irak dhe Siri. Pak dite me pare qeveria irakene njoftoi se kishte marre ne kontroll plotësisht Falluxhan pas sulmeve qe zgjaten rreth 5 jave, ndërsa pritet nisja e ofensivës ne qytetin e dyte me te madh te vendit, Mosul.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *