Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është goditur mëngjesin e së shtunës nga dy raketa.

Tani për tani, është e paqartë se cilat ishin objektivat.

Sipas autoriteteve në Kiev, një nga raketat goditi një ndërtesë banimi.

Reuters raporton se një raketë ra në zonën afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit.

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja, raportuan agjencitë ruse të lajmeve, Interfax dhe Sputnik, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Melitopol është një qytet me madhësi mesatare pranë portit kryesor të Ukrainës, Mariupol./ R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *