Leo Messi po shkon gjithmonë e më shumë drejt një largimi të bujshëm nga Barcelona. Ketë te enjte ylli argjentinas nderpreu pushimet për të takuar në Barcelona, trajnerin e ri Ronald Kuman.

Sipas radio Katalonjës, Messi i ka shprehur trajnerit holandez bindjen se ai e ndjen veten më shumë jashte  projektit të ri të Barcelonës, sesa pjesë integrale të tij. Gjithnje sipas radios se njohur, deshira e Messit për të nderruar ambjent për herë të pare në karrieren si profesionist lidhet me humbjen e rënde 8 me 2 në Champions kunder Bayern dhe në mënyrë te vecante me pakënaqësine e tij mbi zvarrritjen e rinivimit te kontratës që përfundon në 2021.

Mediat angleze bëjnë me dije se ka shumë shanse qe Manchester City të hidhet në sulm për 33-vjecarin argjentinas dhe rol vendimtar mund të ketë Pep Guardiola. Dy opsionet e tjera janë PSG dhe Inter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *