E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Bomba molotov mbi zyrat e Thaçit

Persona të maskuar kanë sulmuar me bomba molotov mëngjesin e të shtunës, zyrat e presidencës së Kosovës. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga policia në Prishtinë. Fillimisht mendohej se ndërtesa e kreut te shtetit ishte goditur me gurë, por uniformat blu konfirmuan se bëhej fjalë për sulm me molotov. Kjo faktohej edhe nga nxirja e mureve te godinës presidenciale. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët besohet se janë larguar me një makinë të bardhe. Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë