Dy prej anëtarëve të Grupimit për PD, Edith Harxhi dhe Arben Ristani mbetën jashtë Këshillit Kombëtar të PD-së, sipas votimit nga anëtarët e selisë blu, të shtunën e 17 korrikut.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhje Skype, Kreshnik Spahiu deklaroi se arsyeja që Ristani mbeti jashtë kësaj liste është pasi ky i fundit ka dijeni për dosjen e 1 mln eurove të Lulzim Bashës.

“Ristanin, a e dini pse e kanë nxjerrë jashtë partie? Se Ristanit i ka një borxh të madh, se i dha dhe mandatin. Ristani është i vetmi njeri që ka dijeni për dosjne e Lulzim Bashës, për 1 milionë eurot që u pastruan në Amerikë. Dhe ka dijeni për dy vajzat që po punonin për shërbimin rus dhe që kryen transaksionin financiar nga banka ukrainase për në bankën e Skocisë. Është njeriu që ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës dhe kjo është arsyeja që është larguar Ristani.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *