Avokati Spartak Ngjela, teksa fliste në “Quo Vadis” për manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve, u shpreh se 4 ministra janë të korruptuar dhe sipas tij, këtë ia ka thënë vetë kryeministri Edi Rama.

Nëse partitë e mëdha nuk heqin të inkriminuarit nga listat, sipas Ngjelës, SHBA do të publikojë emrat e tyre.

“Nuk futesh dot në BE me korrupsion. Edhe pulat e lagjes sime e dinë që janë të korruptuar. 4 ministra janë të inkriminaur. Ma ka thënë Rama. Ai më ka thënë: ‘Më ikin 3 deri në 4 ministra’. Nuk merremi me emra, po flasim me parime të përgjithshme. Hiqni të inkriminuarit sepse ua kërkon reforma që të futen në BE. Si do shkojë puna? Nëse nuk i heqin, do japin emra. Kushtetuta jonë është antikorrupsion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *