Nëntoka shqiptare është një vendburim i rëndësishëm i naftës, duke prodhuar mbi 1 milion ton ne vit, një shifër e larte kjo, por ende larg kulmit te arritur ne vitet ’70 me 2.2 milion. Ne nje treg me një zhvillim dinamik, kompanitë shqiptare qe operojnë ne këtë fushe, kane arritur te ofrojnë teknologjinë dhe ekspertizën e duhur për te nxjerre naftën nga nëntoka. I tille është grupi “Bolv Oil”, pjese e te cilit është edhe kompania “Albdrilling” me qendër ne Beline te Fierit. Një nga 12 puset qe kompania “Albdrilling” ka kryer shpime për te nxjerre nafte për llogari te “Trans Oil Grup”, qe operon ne fushën naftembajtëse ne Visok. Janë plot 120 depozita, te cilat mundësojnë qe ne mënyrë efikase, nafta te transportohet nga fusha ne destinacionin për tregjet e eksportit. Drejtues te “Albdrilling” thonë se avantazhi i kompanisë jane dy teknikat qe përdoren per shpim, ai vertikal dhe ai horizontal, teknika qe deri tani, nuk ofrohet te dyja se bashku nga konkurrentet. Pjese e zinxhirit te punës është edhe transporti i naftës bruto, i cili realizohet nëpërmjet nje flote, prej me shume se 120 kamionësh. Ne një muaj, transportohet mbi 75 mije ton nafte. Ana teknike e kësaj flote automjetesh, kontrollohet nëpërmjet dy parqeve me vendndodhje ne Patos dhe Beline, te cilat janë te pajisura me teknologjinë me te avancuar. Por jo vetëm. Edhe stafi i specializuar i te gjithë grupit, kontribuojnë per me shume siguri ne shërbimin e transportit. Një tjetër shërbim qe ofron grupi “Bolv Oil” është dhe importi-eksporti dhe tregtimi me shumice-pakice i lendeve djegëse. Këto janë dhe stacionet e depozitimit te karburanteve ne Porto Romano ne Durrës. Atje depozitohet nafta qe vjen nga importi, por edhe nafta bruto qe ekspertohet. Kapaciteti depozitues për benzinën dhe gazoilin arrin ne 18 mije metër kub dhe 12 mije per naftën bruto. Brenda këtij viti, ky kapacitet do shkoje nga 30 mije ne 50 mije metër kub, fale nje investimi qe ka nisur te kryeje kompania. Por përpara se karburanti te mbërrije ne këto, tubacione ka një kontroll te imtësishem, si për nga ana e sasisë, ashtu edhe për nga cilësia. Është survejori i kontraktuar si nga shitësi por edhe nga blerësi i naftës apo benzinës, qe kryen kontrollin për produktin. Por me pas, ky kontroll certifikohet edhe nga organet shtetërore. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial është institucioni qe ve vulën e cilësinë se karburantit qe importohet. Për te gjithë skeptiket, ajo qe mund te themi me siguri te plote është se karburanti qe vjen nga importi, plotëson te gjitha standardet për përdorim. Sipas procedurave, asnjë nga anijet nuk nis zhdoganimin, pa u verifikuar me pare nga inspektoriati, nje rregull ky i cili jep garancinë e nevojshme për produktin qe do te përdorin konsumatorët shqiptare. Vetëm pasi ai te japë OK-in nis zhdoganimit i lëngut, i cili shpërndahet sipas kontratave te lidhura. Një tjetër avantazh i grupit “Bolv Oil” është eksporti i naftës bruto, e vetmja kompani shqiptare qe ofron një shërbim te tille. Grupi “Bolv Oil” numëron sot 40 pika te tregtimit me pakice te karburantit duke zotëruar 25 deri ne 30% te tregut te pakicës ne Shqipëri, një nivel ky i cili po njeh rritje çdo vit. “Bolv Oil” e ka nisur aktivitetin qe ne vitin 1992, nëpërmjet kompanisë se asaj kohe “OLSI sh.p.k”, per te vijuar deri ne ditët e sotme. Ne kete mënyrë, kompania ka njohur rritje dhe zgjerim te shërbimeve te saj ne mënyrë graduale dhe te sigurt. Me 24 vite eksperience “Bolv Oil” ofron atë qe ka nevoje tregu, cilësi dhe siguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *