Subscribe

“Bolla me kater vija” është gjarpri më i madh i parkut të Divjakës por dhe në Shqipëri.

Ky zvarranik i veçantë, i cili mbrohet si specie e rrallë, dallohet prej katër vijave paralele që shkojnë nga koka deri tek bishti. Gjatësia e tij shkon deri në 2.7 metra. gjarpri nuk përbën rrezik për njerëzit ndërsa ushqehet kryesisht me brejtës e zogj të pyllit.

ARDIAN KOÇI – DREJTOR I PARKUT TE DIVJAKES
Është mjaft miqësor si gjarpër. Notues shumë i mirë. Thonë që jetëgajtësia e tij shkonë deri në një shekull dhe kur arrin stadin e jetës i del një krifë në kokë si qime.

Shpesh banorët e etiketojnë këtë zvaranik edhe me emrin “qingj kali”.

Tregojne se dikur zbrisnin malesoret me bagetite ne zonen e Kularit, kur nje dite nje bolle gelltiti nje mez kali. Vendasit degjuan malesoret qe bertisnin se hengri qingjin e kalit dhe vazhduan ta quanin qingj kali.

Teorikisht ky zvaranik, i cili është i përhapur në kryesisht në Europën Juglindore dhe në vendet e azisë së vogël, jeton deri në 25 vjet.
efekt
Parku i divjakës ka rreth 25 zvaranik dhe amfibë të llojeve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *