E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bolivi, senatorja e opozitës vetëshpallet Presidente

Pas dorëheqjes së Evo Morales, senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Anez e ka shpallur veten presidente të përkohshëm të vendit të Amerikës së Jugut.

 

Ligjvënësit nga partia e Morales bojkotuan seancën. Por Anez tha se ajo ishte në përputhje me kushtetutën dhe u zotua të mbajë zgjedhje së shpejti.

 

Reklamë

“Para mungesës përfundimtare të presidentit dhe nënkryetarit … si president i Dhomës së Senatorëve, menjëherë marr presidencën ashtu siç është me rendin kushtetues.”

 

Ish presidenti është larguar në Meksikë, duke kërkuar azil atje pasi pretendon se jeta e tij ishte në rrezik. Në një reagim në Twitter ai e quajti kete veprim si një grusht shteti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë