Presidenti Bolivian Evo Morales është shpallur fituesi i zgjedhjeve të vendit, sipas gjykatës elektorale (TSE).

 

TSE tha që Morales kishte arritur të merrte 47.1% të votave nga 99.9% të atyre që ishin numëruar, duke shmangur kështu një balotazh të dytë.

 

Ndërkohë nuk kanë munguar as pretendime dhe akuzat se zgjedhjet ishin manipuluar pasi numërimi i votave ishte ndaluar për 24 orë.

 

Kandidati i vendit të dytë Carlos Mesa pas numërimit të votave thirrje për një raund të dytë.  Mesa kishte 36.51% të votave, sipas uebfaqes së TSE.

 

Këto shifra i japin automatikisht Morales një marzh fitues prej më shumë se 10 pikë përqindje, që do të thotë se një raund i dytë votimi nuk mund të zhvillohet sipas ligjit të zgjedhjeve në Bolivi.

 

Nga ana tjetër një zëdhënëse e TSE tha se 0.01% e votave ishin zhdukur në rajonin e Beni. Por sipas saj, këto vota nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

 

Disa orë pasi kabinat e votimit u mbyllën të Dielën, TSE lëshoi ​​rezultatet e para të numërimit të shpejtë që shënoi për një raund të dytë. Sidoqoftë, faqja e saj e internetit më pas ndaloi azhurnimin për 24 orë. Kur ajo rifilloi sërish procesin e numërimit Morales kishte një epërsi prej mbi 10 pikë përqindje.

 

Nga ana tjetër vëzhguesit nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) shprehën shqetësimin për ndryshimin dramatik të ndodhur gjatë procesit të numërimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *