Tyson Fury, si pasoje e trajtimit kundër depresionit dhe duke rezultuar pozitiv në dy  teste antidoping për përdorim të kokainës muajin e kaluar, ka hequr dorë vullnetarisht nga titujt e tij WBO dhe WBA të peshave të rënda të mërkurën në mbrëmje.

Fury ka pranuar se ka konsumuar në sasi të mëdha kokainë dhe alkool muajt e fundit, duke hequr dorë nga titujt e boksit, për t’u fokusuar në shërimin e tij dhe rikthimit në arenën e boksit.

Gjendja e tij është rënduar menjëherë pas fitores së madhe kundër ish kampionit të botës Vladimir Klitschko në Gjermani ,duke mos arritur të përballojë vëmendjen nga suksesi i arritur.

Edhe në rast se Fury nuk do të hiqte dorë nga titujt, atij do t’i hiqeshin me vendim të trupit gjykues për shkak të testeve pozitive antidoping dhe mos aktivizimit duke refuzuar tre ndeshje për titull. Gjithashtu,liçensa e tij është pezulluar sipas Bordit Kontrollor të Boksit Britanik.

Me titujt te mbetur tashme pa fitues, organet  drejtuese duhet të vendosin sesi do të plotësohen, nga ku hapet dhe gara mes kryesuesve të peshave të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *