Subscribe

Bojkoti i avokatëve ka boshatisur gjykatën e Fierit. Një pamje e tillë nuk ishte parë kurrë më parë në këtë gjykatë, ku në një ditë normale zhvillohen më shumë se 20 procese gjyqësore.

 

Në këtë gjykatë kanë munguar avokatët në të gjitha cështjet penale dhe civile, ndërsa janë zhvilluar normalisht seancat e njohjes së masës së sigurisë. Jashtë kamerës avokatët kanë pohuar se do ti qëndrojnë deri në fund vendimit për bojkot, pasi nuk dakordësohen me vendimarrjen, e cila sipas tyre cënon proceset gjyqësore.

 

Ndërkohë të ndodhur në kushet kur datat e proceseve gjyqësore janë publikuar, qytetarët e përfshirë në cështje të ndryshme janë detyruar të kërkojnë shtyrjen e tyre, ndërsa disa prej tyre janë përfaqësuar edhe vetë.

 

Ky bojkot është paralajmëruar deri ditën e premte, ndërsa avokatët kanë bëre me dije se protesta do të përshkallëzohet deri në bojkotim një mujor, madje edhe të njohjes së masave të sigurisë.

 

Avokatët janë të vendosur për ta vijuar bojkotin deri në zgjidhjen e situatës.

 

Në Lushnje avokatët kanë nisur bojkotin tre ditor të seancave gjyqësore, duke kundërshtuar në këtë mënyrë largimin e gjykatës së shkallës së parë. Ata kanë deklaruar se nëse nuk anullohet ky vendim do të bojkotojnë edhe masat e sigurisë.

Në lushnje janë 35 avokatë, të cilët zhvillojnë rreth 800 seanca gjyqsore në muaj.

Edhe pse gjykata administrative do të vendoset në këtë qytet, avokatët pohojnë se zhvillimi i seancave penale e civile në Fier do të sjellë rritje të cmimeve për shërbimet e klienteve, por edhe kosto ndaj udhetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *