E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Boeing” riprogramon “737 max”

Kompania amerikane “Boeing” njoftoi se ka riprogramuar softuerin e aeroplanëve të llojit, 737 MAX.

 

Ky zhvillim vjen në një kohë që 2 aeroplanë të kësaj kompanie u rrëzuan brenda 6 muajve duke shkaktuar vdekjen e qindra personave në Indonezi e Etiopi.

 

Reklamë

Vendet europiane përfshirë Shqipërinë e Kosovën, SHBA ndaluan shërbimin e kompanisë pas rrëzimit të fundit te avioniyt të shoqërisë ajrore Ethiopian Airlines, ku 157 pasagjerët dhe pjestaret e ekujpazhit humëbn jetën. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që aksidente të tilla të mos ndodhin më asnjëherë”, tha nënpresidenti i kompanisë para mediave.

 

Me përmirësimet e reja sistemi i ri do t’iu japë pilotëve më shumë kontroll gjatë fluturimit.

 

Më shumë se 300 aeroplanë Boeing 737 MAX 8 dhe MAX 9 janë jashtë shërbimit në gjithë botën. Pavarësisht përpjekjeve të kompanisë për përmirësimin e rrjetit të sistemit të sigurisë, ende nuk është e sigurtë kur aeroplanët do të nisin fluturimet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë