Deputeti I PD, Luçiano Boçi i ka cilësuar si mashtrime vendimet e deklaruara nga kryeministri Edi Rama për studentët.

 

Në një postim në “Facebook”, Boçi shprehet se vendimet e qeverisë nuk e zgjdhin situatën në Universitetet Publike.

 

Sipas Boçit, qeveria nuk dha asnjë vendim konkret që t’I bindë studentët se buxheti dedikuar arsimit do të shokojë në nivelin e 5%.

 

“Vendimet e deklaruara sot nga Rama, devijojnë kërkesat e studentëve dhe nuk zgjidhin situatën e Universiteteve publike. Mashtrimi vazhdon. Nuk ka asnjë vendim konkret të bindë studentët që buxheti dedikuar arsimit do arrijë nivelin e 5%.  Kjo rritje konsiderohet nga studentët si çelësi themelor për kërkesat e tjera. Madje vendimet si dhe rrëzimi në seancë i propozimeve amenduese, faktojnë qëndrimin negativist të Ramës për këtë pikë. Studentët kërkojnë që kjo mbështetje të sanksionohet me ligj. Rama flet vetëm për tarifën e regjistrimit për ciklin e parë e bën sikur harron atë të ciklit të dytë. Tarifa e masterit mbetet më shqetësuesja dhe e shtrenjta. Nga kjo përjashtohen vetëm disa grupe, përfshirë ato me mesatare mbi 9, që numërohen me gishtat e dorës.”

 

Deputeti Boçi shprehet gjithashtu se studentët do vazhdojnë, përpos kësaj, të paguajnë të gjitha tarifat e tjera të përcaktuara në ligjin famëkeq të Arsimit të Lartë.

 

Sipas Boçit universitetet përsëri ato do mbeten “ndërmarrje tregtare” me synim fitimin, ku studenti mbetet klient e pedagogu një shitës malli në formë dije, në një ambjent me qera, te degraduar nga koha e keqpërdorimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *