Luciano Boçi akuzon  qeverinë se nuk ka strategji per rikthimin e nxenesve ne shkolla.

Ish deputeti i PD, shton se në të gjithë Europën janë të angazhuar për të ulur nxënësit në bankat  shkollave ndërsa këtu në Shqiperi, Qeveria e Ministria e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata.

Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur. Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron.Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme.Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore.Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero.Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës.Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë.E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!!Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *