I ftuar këtë të martë në emisionin e mengjesit “7 pa 5” në Vizion Plus, deputeti i PD, Luciano Boci u ndal tek kaosi me transmetimet televizive duke akuzuar AMA-n per keqmenaxhim te gjithe situates. Boci shtoi se shtyrja e afatit per fiksjen e transmetimeve analoge ishte nje loje e piset e ketij autoriteti pasi nje gje e tille ishte kerkuar prej muajsh nga PD, por AMA kishte refuzuar. Deputeti i PD shtoi se shqiptaret duhet ti marrin dekoderat DVB-T2 falas.

 

Ne fakt është faji AMA-s për mënyrën sesi e ka menaxhuar  kete situate. Ne kemi bërë një takim me AMA-n dhe kemi kërkuar zgjatjen e periudhës së dixhitalizimit. Duhet thënë që ndaj televizioneve lokale është bere një padrejtësi. AMA nuk duhet te mjaftohet me vetem nje fushate mediatike por edhe të bej me shume. AMA duhet qe krahas reklamave duhet të pajis edhe me dekoder falas te gjithe qytetaret, nje nisme e qeverise Berisha kjo. Dekoderi duhet te jete universal. Që do te thote se te gjithe kanë të drejtën të shikojnë magjinë e kanaleve digjitale. Shtyrja e afatit ishte nje loje e pisët e AMA.  Në datën 8-9 shtator ne i jemi drejtuar si grup parlamentar me pak fjalë – që të shtynte afatin por AMA e refuzoi kërkesën. Dhe une besoj se ndërprerja u bë për të shitur dekoderat.  Por Ama është ajo që ka shkelur ligjin dhe që vijon ta shkel.

 

Ne intervisten me moderatoren Pranvera Borakaj, deputeti i PD Luciano Boci u ndal edhe tek gjendja e arsimit ne vend.

Dhënia falas e librave qe trumbetohet nga qeveria, ka shqetesim te madhe  pjesen tjeter qe diskutohet ne te gjitha familjet shqiptare, pra menyren se si do ta mbaj fëmija librin. Pasi tema është cfare ndodh nese fëmija do e zhgaravisë librin. Dhe ne nuk mund ti themi fëmijës mos zhgaravit. Pasi i bie që  ne të ndërhymë në psikologjinë e fëmijës. Tekstet gjithashtu janë shumë të dobët në mënyrën sesi janë ndërtuar dhe një tekst nuk mund të rezistojë për tre breza.Ndërsa drama për nxënësit shqiptarë është mbyllja e shkollave në zonat komunitare.  Braktisja e shkollave do të rritet akoma më shumë me këtë nismë. Ministria thotë se do ketë transport falas por nuk shpjegon si do i financojë ajo këta nxënës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *