Luçiano Boçi ka dalë sot në një deklaratë dhe ka komentuar detajet që Arben Ahmetaj tregoi në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Boçi tha se deklaratat e Ahmetajt dëshmojnë se MIrel Mërtiri nuk është pronar i inceneratorit të Tiranës, por është Erion Veliaj.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai theksoi se PD nuk e shfajëzon Ahmetajn, por e inkurajon të kontribuojë për drejtësinë.

 “Arben Ahmetaj dëshmoi mbrëmë se Mirel Mertiri nuk është pronar i djegësit të Tiranës, por është Erion Veliaj dhe se për zhdukjen e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, Dumani Kraja dhe organizata e tyre kriminale nuk hetojnë, sepse ato para janë vjedhë zhdukur nga Rama-Veliaj.

Krahas kësaj Ahmetaj denoncoi kapjen politike të Altin Dumanit, Arben Krajes dhe SPAK si dhe përdorimin e tij prej Ramës, si marionetë e bindur politike me qëllim për të stisur hetime e akuza, për të arrestuar e burgosur, shantazhuar e dënuar, kundërshtarët e tij politikë brenda PS, sikurse armiqtë politikë të opozitës, apo këdo që synon të thotë të vërtetën për bandën e tij narko-politike.

Dje ai vërtetoi me zërin e një socialisti se vendi udhëhiqet nga një bandë narko-politike që kanabizoi vendin, e shpopulloi atë e korruptoi fund e krye dhe sot kontrollon çdo pushtet e institucion, që grabit milionat e pasurisë publike, që synon të eliminojë politikisht e madje deri fizikisht ata që thonë të vërtetën, pavarësisht krahut politik.

Ne nuk shfajësojmë Ahmetajn, por e inkurajojmë atë të kontribuojë për drejtësinë.

Shqiptarët nga dje janë të bindur gjithnjë e më shumë se vendi ka rrëshqitur drejt një autokracie kriminale që tenton të konfirmojë sundimin e saj duke kërkuar të eliminojë çdo opozitë”, tha Boçi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *