E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Boçi denoncon: Forcat speciale dhunë fizike ndaj nxënësve

Deputeti I PD Luciano Boci ka akuzuar qeverine, pushtetin lokal në Elbasan dhe policinë e shtetit se po terrorizon fëmijet që duan të mësojne në shkollën e fshatit Mengel në Elbasan

 

Boci shkruan se forcat special kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijeve nga klasa e parë deri në klasën e nënte vetëm pse këta të fundit kërkojnë të futen dhe të zhvillojnë mesim në shkollën e tyre.

 

Reklamë

Deputeti i PD ne Elbasan premton se do te sjelle edhe video te kesaj dhune te ushtruar nga forcat e policise ndaj femijeve.

 

Shkolla në fshatin Mengel është mbylluar me arsyetimin se nuk plotëson kushtet e duhura dhe për këtë arsye, nga pushteti lokal dhe drejtoria arsimore ishte vendosur që nxenësit të transferoheshin në një shkollë tjetër.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë