Subscribe

Korça dhe rrethinat e saj njihen për numrin e madh të tavernave, një nga karakteristikat e zonës, që ka tërhequr jo pak turistë vendas dhe të huaj. Boboshtica është një prej fshatrave turistikë, që falë interesit në rritje të turistëve ka pësuar transformime të shumta ndër vite.

 

Por pleqtë e fshatit kanë nostalgji për fshatin e dikurshëm, Ilia Cini tregon se si ka qenë Boshtica vite më parë.

 

Krahas bukurisë së fshatit, Boboshtica njihet edhe për rakinë e manit, raki që haset vetëm në këtë zonë.

 

Kostandin Xhoxhi është kryeplak i fshatit e tregon se para çlirimit në Boboshticë numëroheshin vetëm pesë taverna, ndërsa tani në këtë fshat të vogël numri i tyre gati është trefishuar, duke e bërë zonën një destiancion shumë të kërkuar për të shijuar gatimet tradicionale.

 

Edhe këtë fundjave fshati është populluar nga vizitorë të shumtë nga qytete të ndryshme të vendit.

 

Si çdo fshat tjetër edhe Boboshtica është prekur nga fenomeni i emigrimit të banorëve. Numëron rreth 300 banorë nga 1500 që ka patur vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *