Subscribe

Kantautori amerikan Bob Dylan ka thyer heshtjen, duke deklaruar se e pranon çmimin Nobel ne Letërsi. Ai u shpreh se vlerësimi e kishte lene pa fjale, siç e citoi Fondacioni Nobel ne nje deklarate. Organizatoret deklaruan se nuk është vendosur ende nese këngëtari do te marre pjese ne ceremoninë e dhenies se çmimit ne dhjetor. Megjithatë, Dylan i ka thene nje gazete britanike se synonte ta merrte personalisht çmimin, nese do ta kishte te mundur nje gje te tille. Vlerësimi maksimal ne Letërsi iu dha yllit amerikan te muzikës ne 13 tetor per shkak se “Kishte krijuar shprehi te reja poetike brenda traditës se madhe te këngës amerikane”. Megjithatë, nje mungese reagimi nga ana e tij kishte ngritur shume pikëpyetje, madje edhe pakënaqësi. Nje pjesëtar i akademisë suedeze deklaroi javen e kaluar se heshtja e nobelisitit ishte e pasjellshme dhe arrogante. Por te premten, Fondacioni i Nobelit deklaroi se Dilan kishte marre ne telefon sekretaren e përhershme te akademisë suedeze Sara Danius, duke i shprehur kenaqesine per vlerësimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *