Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Personat e aksidentuar kanë qënë duke udhëtuar në një mjet tip BMW që pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një kanal të vogël në anë duke sjell lëndimin e shoferit dhe dy pasagjereve.

Për fat të mirë të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë:

Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *