E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blushi: U kërkua qeveri teknike, rilindja po ofron qeveri septike!

Drejtuesi i Libra, Ben Blushi ka komentuar zhvillimet më të fundit në qeverinë Rama.

 

Duke iu referuar informacioneve të publikuara në media lidhur me largimin e disa ministrave, ndër të cilët edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Blushi shkruan se është “kënaqësi kur shoh sesi Rilindja po shkërmoqet.”

 

Reklamë

Kreu i Libra vijon komentin e tij në Facebook, duke shtuar se Rilindja po shkon përtej kërkesave për një qeveri teknike, pasi sipas tij, ajo që do të kemi është një Qeveri Septike.

 

Ja komenti i plotë i zotit Blushi në Facebook:

PËR MBETJEN E QEVERISË:

Kënaqësi kur shoh sesi Rilindja po shkërmoqet. Kishim një Qeveri Publike, u kërkua një Qeveri Teknike do kemi një Qeveri Septike!

Vazhdo të lexosh

Reklamë